Me propozim të qeverisë është depozituar në parlament prej 25 nëntorit, ligji për dekoratar dhe titujt e nderit.
Në nenin 4 të këtij projektligji u ndalohet institucioneve tu japim dekorata apo tituj ish bashkëpunëtorëve të sigurimit.
Por çfarë thotë relacioni?
Sipas draftit aktualisht dy titujt Ambasadori Kombit dhe Qytetar Nderi kanë krijuar konfuzione…
Pra, për shkak të këtij konfuzioni dhe kategorizimi të ligjit aktual, është krijuar një tablo e pasaktë dhe e tejzgjeruar e titujve kombëtarë të nderit. Përkundrejt kësaj situate, titujt kombëtarë që parashikon projektligji janë titulli “Ambasador i kombit” dhe titulli “Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë”. Ky i fundit aktualisht, sipas ligjit në fuqi, trajtohet si medalje që jepet nga Kuvendi dhe jo si titull nderi. Për sa u përket titujve vendorë të nderit, projektligji parashikon titullin “Qytetar nderi” dhe, përveç tij, u jep mundësinë njësive të vetëqeverisjes vendore që me akt (vendim) të tyre të krijojnë tituj të veçantë vendorë, duke argumentuar nevojën specifike për to, si dhe duke plotësuar kriteret e tjera të parashikuara në projektligj. Më tej, projektligji qartësëon ndarjen dhe diferencimin e secilit prej titujve të nderit, sipas specifikave përkatëse, duke përcaktuar qartësisht kriteret që duhet të përmbushen nga subjektet për përfitimin e tyre dhe rregullat për dhënien e tyre, në dallim nga ligji nr.112/2013. Sa i takon autoriteteve përgjegjëse për dhënien titujve të nderit në nivel kombëtar, projektligji rikonfirmon komeptencën e Presidentit të Republikës për akordimin e tyre. Ligji nr.112/2013 ka qenë jo i plotë në drejtim të rregullimit të rasteve kur u hiqet titulli i nderit subjekteve që e kanë marrë atë sipas ligjit. Në projektligjin e ri janë përcaktuar këto raste në mënyrë shteruese, të cilat përmbajnë rrethana të atilla që e bëjnë të pamundur objektivisht mbajtjen e titullit të nderit. Për sa i përket aspekteve procedurale, projektligji bën një rregullim më të hollësishëm të çështjeve që lidhen me nismën për dhënien e titujve të nderit, propozimin e tyre, kërkesën e qytetarëve për ushtrimin e nismës/propozimit për dhënien e titullit për të tretë, ngritjen dhe funksionimin e komisioneve këshillimore për shqyrtimin e këtyre nismave/propozimeve. Në këtë kontekst, përmendim se parashikimi i mundësisë së qytetarëve për të kërkuar ushtrimin e nismës/propozimit për dhënien e titullit të nderit një të treti (personi tjetër) është një risi në raport me ligjin nr.112/2013. Gjithashtu, ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar.