Një javë pushime të paguara e jetë luksi për të kamufluar aktivitetin kriminal të drogës ishte skema e përdorur nga bosët e drogës për të transportuar kanabis sativa nga Shqipëria drejt Europës.
Duke rekrutuar katër të rinj rumun ata i sollën në Shqipëri duke qëndruar në qytete të ndryshme dhe duke mbushur Camper me drogë për t’i dërguar jashtë vendit.
FactCheck ka mësuar se katër të arrestuarit që dolën para gjykatës, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan, Andreea Pislaru, kanë ardhur në Shqipëri më 28 shkurt 2023.
Pasi qëndruan për afro dy javë në qytete të ndryshme të Shqipërisë ata u furnizuan me kanabis plotë 260 kg dhe u nisën për itinerarin e tyre drejt Greqisë, ndërsa hetuesit dyshojnë se sapo të futeshin në BE ato do të vazhdon rrugëtimin drejt të tjerave shtete për të dërguar drogën.
Mesditën e 13 marsit 2023 ata u arrestuan në kushtet e flagrancës ndërsa nga ai moment kanë refuzuar të tregojnë se për llogari të kujt e bënin këtë aktivitet kriminal.
FactCheck mëson ekskluzivisht se të rinjtë rumun, student dhe bloger në rrjetet sociale bashkëpunonim me një shqiptarë nga Veriu dhe kishin hyrë në rrugë tokësore nga Mali i Zi.
Ky është profili i rrjeteve sociale të njërës prej të arrestuarve shtetases Mihaela Cimpeanu e cila vetëm pak ditë para arrestimit kishte festuar edhe ditëlindjen e saj.
Ndërsa ky është profili i shoqëruesit të saj Marius Cimpeanu një student i liceut të Aleksandrisë i rekrutuar nga grupet kriminale shqiptare.
Në një komunikim me mediat pas aksionit “Camper” drejtori i qarkut të Vlorës Ermal Muça sqaroi detajet.
Ky hetim vazhdon të jetë i hapur ndërsa mjetet e marra me qira dhe të paguara nga grupi kriminal shqiptarë tashmë janë të sekuestruara për llogari të hetimit për trafik ndërkombëtarë droge.