Të rinjtë amerikan kanē surprizuar me shqipen e tyre të pastër ambasadoren shqiptare në Shba znj. Floreta Luli Faber.
Në një postim në FB Faber sjell çaste të vizitës.
Ambasadorja Faber zhvilloi një vizitë në Zyrat Qëndrore të The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints dhe drejtuesit e Kishës më #SaltLakeCity në shtetin e #Utah. E njohur ndryshe edhe si Kisha e Mormonëve, në qytetin e #SLC janë funksionale një numër institucionesh dhe qëndrash, pjesë të Kishës, të cilat kanë në fokus prodhimin e ndihmave në ushqime, veshje, materiale për njerëzit në nevojë (Welfare Square/Sheshi i Mirëqënies) apo ndihma humanitare për rastet e fatkeqësive natyrore (Qëndra Humanitare), që ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën. Këto shërbime ofrohen përmes misionarëve të Kishës, që sot ndodhen në më shumë se 100 vende të botës, dhe shpërndahen pa dallim nga vendi apo përkatësia fetare e njerëzve në nevojë.
Tek këto qendra, Ambasadorja mundi të vizitojë linjat e prodhimit të produkteve ushqimore, dyqanet ku produktet nuk shiten po jepen falas për njerëzit në nevojë, përgatitjen e mijra palë veshjeve dhe mjeteve të mbijetesës për rastet e fatkeqësive natyrore.
Këto qëndra, në të gjithë zinxhirin e punëve apo prodhimit, drejtohen, funksionojnë dhe mbështeten nga puna vullnetare e anëtarëve të Kishës.
Gjatë kësaj vizite, Ambasadorja mundi të vizitojë edhe Qëndrën e Trainimit, të përgatijes së misionarëve të desë mormone, 54 mijë e të cilëve shërbejnë cdo vit në mbi 100 vende të botës.
Secili prej misionarëve, para se të nisen drejt vendeve ku do shërbejnë, me një program intensive realizon të flasë një gjuhë të huaj vetëm për 8-9 javë. Mbi 350 anëtarë të Kishës sot flasin dhe gjuhën shqipe.
Me mjaft interes Ambasadorja vizitoi dhe Korin e Kishës së Mormonëve, i njohur si #TebernacleChoir. Ky Kor, prej 94 vitesh, mundëson çdo javë një program live në radio, program i cili ka transmetim kombëtar. Kori dhe orkestra, të përbërë nga mbi 400 persona, po në mënyrë vullnetare, përgatiten çdo javë për disa orë. Anëtarët kalojnë një proces mjaft konkurrues për të qënë pjesë e Korit Tabernacle i cili ka përformuar shpesh edhe në ceremoni të Inagurimit të Presidentëve Amerikanë.