24 orë shërbim taxi e shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, mes gjimnazeve dhe lokaleve të natës. “FactCheck” zbardh përgjimet se si trafikantët shisnin drogën dhe rekrutonin konsumatorët duke i kthyer në shpërndarës.
Thuajse i gjithë kryeqyteti ishte i mbuluar me shpërndarje përgjatë 24 orëve nga dy grupe kriminale, tashmë të arrestuar 20 prej tyre dhe katër në kërkim.
Pjesë e këtyre grupeve dhe hartës së tregtisë së drogës ishin edhe tri vajza, ndërsa në një konferencë për mediat policia e Tiranës tha se kishte sekuestruar: 2 kilogramë dhe 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shumën prej 5 milionë lekësh, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 celularë.
“FactCheck” sjell për herë të parë përgjimet që çuan në pranga grupin dhe se si shtetasi Fabian Qoku, i arrestuar u rrëfye tek agjenti i infiltruar “RENO” se mund të fitonte dyfishin duke blerë kokainë tek ai dhe duke e shitur më pas në treg edhe me pak përzierje.
Pas disa bisedave, Qoku i rrëfen klientit agjent se ai kishte një mall cilësor dhe çmimi dilte i lartë:
Fabian Qoku: Po hiç e rrëmujë.
P.A : E ore
Fabian Ooku: He vllai mos më thuj pa leke amon
P.A : Jo jo, thjesht…
Fabian Qoku: A e di pse, e kam produkt tetshe është super
P.A: Nuk e vej në diskutim
Fabian Qoku: Edhe e jap me lekë dhe jam i qetë
P.A: Po ja dhe un sa të filloja naj punë o burrë si i bëhet?
Fabian Qoku: Ça do të bësh ti
P.A: A filloj dot unë me ty a si?
Fabian Qoku: Varet ça do me bo, duhet me fol ça do me bo
P.A: Po ashtu mo, ku di gjo un
Fabian Qoku: Për mu s’ ashtu dot kot
P.A: Kshu me ble
Fabian Qoku: Po por un s’e jap, e jap shtrenjte vëllai se është gjo e mirë
P.A: Me sa?
Fabian Qoku: Ti ca do me bo? Do me e përzi?
P.A: Jo me jo, me punu pak po
Fabian Qoku: Nuk ke leverdi
P.A : S’ka leverdi fare ?
Fabian Qoku: Unë them jo
P.A: Po me e përzi sa shkon
Fabian Qoku: Me e përzi, nëntëdhjetë shkon
P.A: Nëntëdhjetë
Fabian Qoku: Po me e përzi
P.A: Nëntëdhjetë grami
Fabian Ooku: Ktu ke leverdi
P.A: Dalin d.m.th. mirë kupton sa me hëngër bukë a kupto, jo se do bej
milionat
Fabian Qoku: Del super fare se kjo është gjo që e mban se është e pastër
P.A: Jo mo jo, e di unë si është
Fabian Qoku: E provon e shet, se dhe un me dash e boj gjys për gjys po nuk e kam ne karakter se nuk me ha k***, në telefon vjen ikën
P.A: Tamam tamam d.m.th. ia vlen
Fabian Qoku: Kurse me mu nëntëdhjetë po ta marrësh ti tek unë do ja nxjerrësh ti njëqind e tetëdhjetë
P.A: Kshu me pesë gramshe, dhjetë gramshe
Fabian Qoku: Po pra
Emisioni i Plotë FactCheck