Pal Kola 60 vjeç roje i sigurisë private tek TopChann ka humbur jetën. Ai ka qenë në orarin e punës në godiën e televizionit kur është sulmuar me armë. WebLajm mëson se Kola ishte pjese e kompanisë së sigurisë private Oktapus që ruan Top.
Janë mbi 15 të shtëna automatiku të qëlluara nga një mjet nē lëvizje në rrugën para murit rrethues të Top-it.
Pak pas të shtënave policia ka gjetur një automjet të djegur në periferi të Durrësit në zonën e Golemit, automjet i cili dyshohet të jetë i autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Automjeti ēshtë range rover dhe brenda tij janë gjetur dy armë automatik. Nga kamerat e sigurisë rezulton se në momentin e të shtënave të jetë qëlluar nga dy armë.
Policia njofton se:
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj
Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.
Reagimi Ambasadës së SHBA
🇦🇱 Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.
🇺🇸 The U.S. Embassy in Tirana strongly condemns the deadly attack on Top Channel and we express our deepest condolences to the family of the victim. We urge law enforcement to carry out a comprehensive investigation that will bring perpetrators to justice.
Reagini Veliaj
*Veliaj: Solidaritet me Top Channel, ngushëllime familjes së të ndjerit; Mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes*
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar sulmin mbi Top Channel. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se sot të gjithë janë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.
Në mesazhin e tij, Veliaj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kërkon organeve ligjzbatuese që të zbardhin të vërtetën.
“Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, thekson Veliaj.
Reagimi Sali Berishës
Një akt kriminal i shëmtuar.
Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit. sb
Reagimi Metës
Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.
Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.
Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.
Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!
Reagimi i kreut të KQZ, z.Ilirjan Celibashi
Sulmi me armë ndaj selisë së TCH, është sulm ndaj interesit publik. Tragjike humbja e jetës së punonjësit pranë kësaj medie. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e të ndjerit. Inkurajim & mbështetje për organet ligjzbatuese në gjetjen sa më shpejt të autorëve.