Pas më shumë se 2 dekada pa bjë përballje direkte mes tyre në media, Edi Rama dhe Sali Berisha ftojnë njëri tjetrin në debat.
Duke përdorur rrjetet sociale ata kanë krijuar Podkastet e tyre dhe kanë ftuar si kundërshtar politik secilin në këto studio. Edi Rama e ka lançuar sot, me emrin “Flasim” ndërsa Berisha pas tij. Por ish kryeministri ka sqaruar se këtë ide e ka nisur ai i pari që në dhjetor 2022!
Aktualisht Podkast në media e aplikon Gazetarja Mira Kazhani dhe ka një audiencë dhe personazhe të admirueshme.
A do të funksionojë edhe në politkë apo është strategji fushate në lokalet e 14 Maj mbetet të shihet.
Postimet në FB e Ramës dhe Berishës
MIRËMËNGJES 😊
dhe me disa fjalë për Podkastin tim, FLASIM, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë😍
https://www.facebook.com/watch/?v=183283527850278
Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.
Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.
Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.
Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.
Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time.
Këtu mund të ndiqni videon dhe audion podcast.
https://www.youtube.com/watch?v=93MII–Asoo&feature=youtu.be
Sali Berisha