Projekti “Durrës Jaht Marina” njohur ndryshe Durrësi si Dubai, paditet në gjykatën kushtetuese. Ky projekt tashmë i nisur dhe është në fazat e e tij të para të punimeve është ankimuar në gjykatë.
WebLajm mëson se padia është bërë nga një banor i Durrësit i cili ka kërkuar shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes së firmosur nga qeveria shqiptare, miratur nga parlamenti e më pas dekretuar nga presidenti.
Me këtë pretendim për vendilindjen e tij qytetari nga Durrësi argumentoi para gjykatës kushtetuese se “ka lindur dhe është banues në qytetin e Durrësit dhe ligji nr. 79/2022 ka cenuar parimet dhe të drejtat e lidhura me pronën publike dhe tjetërsimin e saj pa konkurrencë, sigurinë kombëtare dhe atë publike të banorëve të njësisë administrative në të cilën ai është banor, si dhe bie në kundërshtim me MSA-në”.
Por ky argument nuk ka bindur gjykatën kushtetuese e cila ka vendosur të mos e marrë në shqyrtim padinë duke e rrëzuar kërkesën e banorit nga Durrësi.
Ja se si argumenton kolegji i gjyqtarëve në rrëzimin e kësaj padie “Kolegji vëren se ai ka paraqitur pretendime me natyrë përgjithësuese dhe nuk ka dhënë argumente për të provuar pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar, si dhe nuk ka justifikuar interesin e tij vetjak, të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë lidhur me cenimin e së drejtës së pronës publike, parimet e konkurrencës dhe tregut të lirë, sigurinë dhe ekonominë kombëtare, subsidiaritetin dhe respektimin e MSA-së”.
Me ndryshimet Kushtetuese të drejtën për të bërë ankim kushtetues e kanë edhe individët qytetarët, por sipas gjykatës ata duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë prekjen e tyre reale nga një ligj që e konsiderojnë antikushtetes.
Po si nisi ku projekt, marrëveshjet e firmosura, dhe cili është paditësi?
1.Kuvendi, me propozim të Këshillit të Ministrave, ka miratuar ligjin nr. 79/2022, datë 24.11.2022 “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”” (ligji nr. 79/2022). Ky ligj është shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 13886, datë 21.12.2022 dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare nr. 173, datë 22.12.2022.
2.Në datën 25.01.2023, kërkuesi Irvi Hyka i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) për shfuqizimin e ligjit nr. 79/2022, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Kopje e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese