Celibashi me anë të një postimi në twitter bën me dije se me ambasadoret në fokus të bisedave mes tyre kanë pasur zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ndër të tjerat ai shkruan se ambasadorët janë shprehur se zgjedhjet janë test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare.
“Në KQZ sot me Ambasadoren e BE Christiane Hohmann dhe Ambasadoren e SHBA Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtine e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur. Ambasadoret theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.
Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në Komisionin Qendror Zjedhor, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike trefishimin e numrit të sanksioneve nga Komisioni Qendror Zjedhor dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se Komisioni Qendror Zjedhor do të vijojë të mbetet e barazlarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit.
Celibashi me Ambasadoren e BE Christiane Hohmann dhe Ambasadoren e SHBA Yuri Kim
Falenderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin” shkruan Celibashi.