Të burgosurit smunden më të blejnë në dyqanet fizike të IEVP (burgjeve) pasi ato nuk ekzistojnë.
Si një nismë e drejtuesit të burgjeve Admir Abrija për të luftuar korrupsionin dhe ndalur kontatet e papërshtatshme apo futjen e sendeve të ndaluara, ato u mbyllën.
Por si kryhet ky shërbim sot?
WebLajm sjell pamjet se si nëpërmjet teknologjisë dhe dyqanit online të burgosirit porositin produkte nga tablet dhe ju dorëzohem nga kompanitë me pako.
Në këto dyqane online ofrohen mbi 200 produkte me çmime më të lira se dikur njësitë fizike dhe çdo porosi brenda 48 orëve dorëzohet tek të dënuarit.
Tabletat e porosive përdoren nga 56 të dënuar qe janë të punësuar, ndërsa ato skanë akses në internet apo mundësi thirrje telefonike por kanë vetëm aplikacionin e produkteve dhe përdorin llogari bankare për porosi nga çdi i dënuar.