Djegia e makinave në shenjë hakmarrje apo përcjellien e mesazheve kriminale këtë herë ka prekur qytetin e Korçës.
Mjeti i djegur me benzinë është “Benz” në pronësi të shtetasit Klodian Cacnit nga Korça. Krimi ka ndodhur në pak sekonda teksa ora shënon 23.59 e datës 5 prill 2023.
Në pamjet e siguruara nga WebLajm shihet një person me një bidon me benzinë, i cili e hedh sipër kofano dhe pasi bën dy tentativa ndez zjarrin me çakmak.