Tenderat e cuditshem te shtetit
Ka nje tendence keto dy vitet e fundit ne fushen e prokurimeve publike. Prokurohen kontrata nga institucionet, por qe nuk merret vesh se cfare blihet.
Nena e kesaj pune, e pakonkurrueshme ne asnje drejtim eshte AKSHI. Per shembull AKSHI mund te beje tender 30 milione euro dhe nuk ka bir nene qe e merr vesh se cfare prokurohet, per cfare paguhen parate. Shumica e tenderave jane keshtu permiresim/update i sistemit x. Ose nderthurje dhe nderveprim e sistemit x me sistemin y.
Per shembull, jane paguar nje here para qe eshte ndertuar sistemi dhe databaza e personelit te administrates ku mbahet lista dhe te dhenat e punonjesve te shtetit. Vec ketij jane paguar para dhe eshte ndertuar dhe nje sistem per departamentin e administrates publike. Sot hapen tender dhe i rruajten 3 milione dollare qe keta dy sistemet te nderveprojne dhe te nderthuren me njeri tjetrin.
Pas AKSHI-it, qe eshte kampione e padiskutueshme per te shpenzuar para ne gjera abstrakte, kohet e fundit kete pune e ka filluar dhe Fondi i Zhvillimit. FSHZH hap tender 5 milione dollare per te promovuar 100 fshatrat me saze. Sot kishte hapur nja 800 mije dollare, qe nje privat te regjistroje ne hipoteke tokat e 100 fshatrave.
Pra nuk e ben bashkia kete pune, qe te tegjistroje tokat e shtetit. As kadastra. Por do ta beje nje kompani private qe do te marre 800 mije dollare. Pastaj keto tokat, qe i regjistrojne keta i marrin investitoret strategjike.
Kete lloj hajduterie nuk e ka pare ndonjehere rrota e historise. Keta shpenzojne miliona euro nga leket e miletit, per te blere ajer.
Nga Klodian Tomorri