Akuzave se ka përfituar para Ruse, Monkika kryemadhi bashkëshortja e z.Ilir Meta i është përgjugjur me një padi për shpifje.
“Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel e cila në mënyrë të vazhdueshme ka ushtuar denigrimin, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person publik, si deputete, si politikane, si individ. Sot dua të ngre një process komplet tjetër jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë por për të treguar edhe një herë që shoqëria jonë shqiptare ka nevojë që të ndryshojë mentalitetin për të mos qenë më pre e presioneve, intimidimeve apo shantazheve të shoqërive të caktuara të cilat kanë për detyrë të informojnë qytetarët, kanë për detyrë të informojnë opinionin publik, jo ta dezinformojnë, jo ta pasurojnë me dokumeta fiktive, false të manipuluara por të dhënë një mesazh të duhur për të cilën ka nevojë sot shoqëria shqiptare. Ajo që unë dua të bëj të ditur që nëpërmjet kësaj padie civile dua të rikthejmë dhe të risjellim edhe një herë një mentalitet të ri dhe në fund të fundit edhe për të rikthyer dhe besimin tek drejtësia. Sepse ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë sipas asaj procedure për të cilën ne kemi nevojë. Unë e kuptoj që është pak e vështirë por dua që edhe sot mos të jenë me ata të cilët përdorin paratë publike për të paguar grupe të caktuara mediatike dhe për t’i përdorur ata për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumenta të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat” tha ajo teksa depozitoi padinë.
*Zonja Kryemadhi sa është ky dëmshpërblim*
Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.