Nga qelia e Burgut të Burrelit ku qëndron prej vitesh, Myrteza Caushi i njohur edhe si Zani Caushi apo kreu i bandës së Çoles ka depozituar padi në gjykatën e lartë.
Në padinë e siguruar nga WebLajm ai kërkon ulje dënimi dhe po ashtu zgjidhjen e kompetencës nëse kjo kërkesë duhet të shqyrtohet nga gjykata e matit.
Kjo padi është regjistruar tashmë dhe do të jetë gjykata e lartë e kolegji penal që do të jap një përgjigje.
Më 27 Prill padia është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së lartë dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarë Sandër Simoni ish kreu i krimeve të rënda, gjykatë nga ku pjesa më e madhe e bandave kriminale dhe organizatave mafioze janë dënaur.
Përmbajtia e padisë
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat
Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.
Kërkues: MYRTEZA CAUSHI
Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL