48 orë para zgjedhjeve lokale, artestohet nga policia kandidati opozitës për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri.
WebLajm mëson se Beleri ka qenë në darkë me disa të njohurit e tij. Në ambjetet e lokalit në pronësi të tij në shëtitoren e Himarës. Aty ku kanë ndërhyrë agjentët e policisë dhe bkh në kushtet e flagrancës duke prangosur Belerin e 3 të tjerë.
Pak para arrestimit në FB Beleri bëri edhe postimin për tubimin që do të mbante këtë të premte si përmbyllje e fushatës së tij.
Edhe pse zyrtarisht Spak apo Policia skanë një sqarim publik për marrjen në qelitë e policisë së Vlorës për Belerin. WebLajm mëson se agjentë me uniforma speciale kanë kryer operacionin për llogari të prokurorisë Vlorë dhe proçedimit që po ndjekin 2 prokuror në Vlorë.
Comments 1