Vrasja e cila pritej por sdihej se kur, ndodhi.
Po po, sepse:
Viktima
Autori
Preçedentët
Armëmbajtia pa leje
FARSWEST në Kavajë
Vrasje në sy të fëmijëve kishin disa javë që ishin harruar nga të gjithë por jo nga të përfshirët në konflikt.
“Postmortum”
Ja si në foto, mbi 20 polic, ambulancë, mjek, agjentë, hetues behën pak minuta në bar kafe pasi akti i “lekës” u krye pasditen e djeshme në Kavajë.
Por të moshuarit që la përgjysëm kafen me të birin, ata si duheshin më dhe i kthen kurrizin duke parë se si gjaku i tij, i biri Arjani u shua!
Ai humbi dy djem në pak muaj
Një nga djemtë e tij vrau pak muaj më parë
Vrasje në sy të fëmijës që pësoi dy viktima për një konflikt që sot e kësaj dite etiketohet “banal”
Por ja që ky motivi real është Gjakmarrja aq e ashpër sa edhe të moshuarit, ja vranë sy më sy djalin!
Tani do bëjmë letra
Do arrestojmë autorin do e dënojmë edhe burg përjetë, po e gjitha kjo sa vlen?!
Kanuni është ulur këmbëkryq në çdo lagje, fshat e qytet. Jo sepse ska ligj. Por ligji është aq i ngadaltë sa zor se kap edhe breshkën.
Në Kavajë ska më Prokurori
Në Kavajë ska më Gjykatë
Në Kavajë edhe Policia do duhet të komunikoj me Tiranën
Në Kavajën e demokracisë së ëndërruar mbizotron hija e rëndë e “Lekës” i cili aq sa jetoj në ato vite dhe shkroi Kanunin se kish menduar kohën e të marrëve!