Gjykata e Posaçme i ka velrsuar të ligjshme veprimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës duke lënë në qeli Fredu Belerin, kur u arrestua kandidat e sot kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Kjo masë ishte dhënë edhe më herët nga Gjykata e Vlorës ndërsa ai përballet me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje pas arrestimit më 12 maj 2023.
Beleri ishte i pranishëm në seanca duke kërkuar lirinë, por kjo kërkesë u mohua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.
WebLajm mëson se prokurorët e Spak Dorina Bejko dhe Adnand Xholi kërkuan burg duke vlersuar se provat e korrupsionit si lista e zgjedhësve, paratë dhe përgjimet janë reale.
Arrest në burg pa afat u caktua edhe për Pandeli Kokoveshin.
Ndryshe nga seanca në Vlorë? Jashtë gjykatës së posaçme spati asnje simpatizant të tij apo politikan apo diplomat nga shteti Grek.