Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve në dy nyjet kryesore te Rrugës së Dibrës në Tiranë. Ekipi i Mirëmbajtjes dhe Sinjalistikës kanë vijuar punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e sigurisë në rrugët e kryeqytetit.
Ata kanë përfunduar realizimin e vendkalimeve të reja të këmbësorëve në dy pika kyçe të Tiranës. Konkretisht është përmbyllur realizimi i vendkalimeve të këmbësorëve në rrugën e Dibrës, tek zona e Selvisë dhe tek zona e 9-katshëve.
Përfundimi i punës për vendkalimet e reja në këto nyje kyçe të kryeqytetit, përveçse shton sigurinë për këmbësorët, kompleton edhe një pamje estetike në rrugët e Tiranës.