Një shofere e re, e dehur dhe pa patentë është arrestuar nga policia rrugore në kryeqytet.
S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.