Mozaiku është një vepër arti e Realizmit Socialist, punë skllevërish që sot vështirë të përsëritet pa dhjetra milion euro. Mozaiku, përcjell mentalitetin e kohës dhe nuk duhet gjykuar me mënd e sotëm. Mozaiku , përfaqëson vlerat e një epoke dhe duhet vlerësuar si vepër arti e jo si ideologji përcjellëse tek “masat popullore” sot. Është njësoj sikur pikturave të lashtësisë, t’u heqësh heshtat a shpatat e ti rinovosh me pistoleta apo armë të sofistikuara për ti sjellë në realitetin e sotëm. Ata që kërkojnë antivlera në të, janë thjesht mëndje të indoktrinuara. Nuk duhet përkrahur mentaliteti komunist që vërtet mundi ti mbyllte kishat e xhamitë por jo ti shkatëronte nga themelet. Ato, duhet ti ruante si vepra arti.
Opinion Nga Zak Topuzi