Klasifikimin e Shqipërisë të 4 për hetimet të përbashkëta me Eurojust, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilëson një moment krenarie.
“Moment krenarie për drejtësinë e re, teksa Shqipëria pozicionohet e katërta, pas Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës dhe Norvegjisë, dhe e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor në listën e pjesëmarrjes në raste hetimore gjatë vitit 2022 në Eurojust 🇪🇺
Çdo ditë e më shumë institucionet e reformuara të drejtësisë penale janë partnerë të besueshëm dhe efiçentë në luftën kundër krimit ndërkombëtar! 🌍-shkruan Manja në FB.
Burimi: Raporti Vjetor i Agjencisë së BE-së për Bashkëpunimin Gjyqësor në Fushën Penale (Eurojust) për vitin 2022