Tentuan të vrasin në një atentat mafioz ish prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, Spak kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vite burg për Arjol Halilin. Në atentatin ndaj ish prokurorit mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi njohur si “Rrumi”.
Në përfundim të Pretencës 98 faqe Prokurori Adnan Xholi kërkoi edhe kofiskimin e disa aseteve si :
1. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redjan Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës së datës 25.10.2019 në shumën 20 000 Euro.
2. Një orë dore me rrip metalik me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë me numër në pjesën e pasme 16233 (roleks).
3. Shuma prej 2750 Euro. 4. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Ariol Halilaj, model Samsung, Yately, me IMEI 356456/09/55734414;
5. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Ariol Halilaj, model I-Phone, me IMEI 359460087006607;
6. Aparati i telefonit celular të sekuestruar të pandehurit Redjan Rraja, I-Phone, “11 Pro”, model A1921 me numër IMEI 357277096259083 dhe IMEI 2: 357277096234516;
7. Arme zjarri automatik model 56 me nr.2028646 me ngjyre te zeze me dy krëhera;
8. Armë zjarri automatik model 56 me nr.12107640 me qyte metalike palosje me dy krehëra
9. Një arme zjarri pistoletë Model P41S me zhurmeshues(silenciator) te montuar ne te dhe kreherin e armës.
10. 123 fishekë standard luftarakë të fabrikuar, model 56 dhe kalibër 7.62 mm;
Comments 1