U arrestuan për shpërdorim detyre mbeten në qeli 2 policët e”Shqiponjave” në Tiranë.
WebLajm zbardh dosjen e policëve të patrullës “Shqiponja”. Merrnin para për të moskontrolluar persona me mjete luksoze të cilët mund të kishin sende të ndaluara, thuhet në dosjen hetimore. Të planizuar në zonën e Bllokut agjentët tashmë po hetohen për disa raste të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre.
Teksa ishin në përgjim e vëzhgim rezulton se dy policët Hashim Xhixha dhe Andi Çelmeta i kanë marrë 100 euro edhe agjentit të mbikqyrjes policore i cili i ndiqte prej 1 jave hap pas hapi.
Për të dy efektivët është caktuar masa e sigurisë arrest në burg.
Ndërkohë nga kontrolli në kushtet e flagrancës atyre i janë gjet mbi 700 euro nëpër xhepa.
Në dosjen e lexuar nga WebLajm rezulton se policët me telefonat Iphone përdornin aplikacionin “Signal” për të shitur fishek luftarak tek persona të botës së krimit dhe ishin përfshirë në para me fajde.