Vangush Dako përfundon në qeli për 150 mijë euro të paguara nga Bashkia për tender konsulence dhe dy shëprdorime detyrë për legalizim objekti pa leje në një objekt me leje ndërtimi të shkelur nga Investitori.
WebLajm mëson se Dako është arrestuar me kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi, ndërsa këto kërkesa janë miratuar edhe nga Gjykata e Posaçme me gjyqtar Erjon Bani. Mes të arrestuarve janë edhe 8 zyrtarë dhe 1 biznesmen. Aktualisht Dako ndodhet në ambjentet e paraburgimit në policin e tiranës.
Ky hetim zgjati për më shumë se 12 muaj, ndërsa sot rreth orës 15 Gjykata e Posaçme miratoi urdhër arrestet në munges. Vlera reale e abuzimit është 187 milion lekë të vjetra, afro 150 mijë euro referuar kursit të një viti më parë kur nisën hetimet.
Masa sigurie Spak ka kërkuar edhe për ish vartësit e Dakos, konkretisht:
Alei Limeta
Roza Kovaçi
Edlira Kertusha
Adnand Tocila
Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Urbanistikës
Lira Kertusha juriste tek Urbanistika.