290 të lënduar dhe trazhgimtarë të viktimave të tragjedisë së “Gërdecit” ndodhur më 15 Mars 2008 do të dëgjohen në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ti shtohet listës së personave e gjitha renditja e kryer nga hetimet e mëparshme, personat në këtë listë do njoftohen për tu dëgjuar.
Mes atyre që do dëgjohen është edhe familja Durda, Zamira e Feruzan Durda të cilët gjatë dhënies së këtij vendimi ishin në sallë.
Edhe më herët ata e kishin kërkaur bërjen pjesë në proçes por ishte rrëzuar nga gjykata.
Avokati Ardian Visha e cilësoi lajthitje të SPAK kërkesën për të dëgjuar listën e të dëmtuarve me argumentin, se po e njëjta gjyqtare më herët e kish rrëzuar.
Ende gjykata nuk është shprehur nëse Mediu do të proçedohet me gjykim të shkurtuar apo të zakonshëm, ndërsa vetë ish ministri pretendon pafajsi.