Gara për Kushtetuese / Renditja e Këshillit të Emërimeve në Dtejtësi, fituese pedagogia e magjistraturës Marjan Semini me pikë maksime. Ardian Dvorani i dyti
Marjana Semini 93.66 Pikë
Ardian Dvorani 92.44 Pikë
Gent Ibrahimi 88.38 Pikë
Arta Vorpsi 88.22 Pikë
Ndërkohë më pak të favorizuarit për tu bërë gjyqtar kushtetues sipas renditjes së KED janë Ibrahimi ish kreu KLP dhe Vorpsi këshiltare ligjore.
Vorpsi edhe më herët teksa u përzgjodh për gjyqtare kushtetuese krjijoi një debat kushtetues për mënyrën e betimit duke e bërë tek noteri. Situatë e cila zgjati disa muaj tension mes ish presidentit Meta që kërkoi betimi të bëhej në Presidencë dhe Parlamentit që zgjodhi Vorpsin.
Njoftimi i KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Marjana Semini 93.66 Pikë
Ardian Dvorani 92.44 Pikë
Gent Ibrahimi 88.38 Pikë
Arta Vorpsi 88.22 Pikë
Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe listën përfundimtare si edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre.
Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendit të Republikës si organ i emërtesës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.