Piktorja Shqiptare nga Prizëreni Gerta Hameli rrëfen ekskluzivisht se si pjesmarrja në një ekspozitë në Akdeminë e Arteve në Tiranë, për të u kthye në mankth duke e krahasuar me një situatë ku dikush i ka vjedhur zërin.
Asaj i janë vjedhur Pikturat dhe hetimi policisë shqiptare dhe prokurorisë ende ska zbuluar autorët.
Intervista e plotë me Piktoren Hameli
Si ju lindi idea për të sjell pikturat në Tiranë, Patët një ftesë?Përshëndetje, ftesa për ekspozitë në Tiranë më erdhi nga një kolege e cila kishte kontakt me organizatorët.
Pasi që pash se organizohej nga fakulteti i arteve të Tiranës dhe Ministria e Eventeve mua mu duk një mundësi shumë e mirë për të ekspozuar punën time si një studente.
Keni depozituar një kallëzim penal, janë gjetur pikturat tuaja? Po, në policinë e Tiranës, por akoma nuk kemi marr lajm se a janë gjetur apo jo pikturat, akoma presim…
Çfarë përjeton një artist kur i vjedhin pikturën, artin, punën?Është vështirë një situatë e tillë teë shprehet me fjalë, por besoj që askush nuk do të donte që mundi, puna, sakrifica e tyre të shkoj dēm. Piktura është mënyra se si unë shprehem, me këtë akt unë u ndjeva si të mē kishin vjedhur mbi të gjitha zërin tim.
Ju ka ndodhur më herët humbja apo vjedhja e pikturave? Përgjigjja e shkurtër është jo, kam marrë pjesë në disa ekspozita jashtë Shqipërisë por nuk më kan ndodhur diçka e tillë, kjo shpresoj të jetë hera e parë dhe e vetmja.
Keni komunikuar me organizatorët, personin apo personat që i morën pikturat teksa ju i sollët me autobuz në Tiranë?
Sigurisht që po! Pikturat u ekspozuan ashtu siç ishim marrë vesh por e gjitha kjo ndodhi pas mbarimit të ekspozitës, gjë që ishte dëshpërim i madh.
WebLajm ka mësuar eksluzivisht se Hameli solli 5 pikturat për ti tregtuar me rastin e ekspozitës titulluar “Artium Tirana”, çmimi i pikturave të studentes së arteve ishte 500 euro për copë. Për këtë hetim janë pyetur edhe drejtues të Akademisë së Arteve dhe organizatori eventit por ende asgjë sështë zbuluar.
Ky aktivitet sipas hetimeve të prokurorisë është organizuar nga datat 14 deri më 20 Mars dhe pas përfundimit pikturat e pashitura do duhej ti ktheheshin pjesmarrësve.
WebLajm sjell ekskluzivisht dhe faksimile të dosjes hetimore, për të cilin pas afro 1 muaji pikturat ende sjanë gjetur. Ndërsa disa pamje filmike janë verifikuar dhe në to janë kostatuar pikturat pranë një galerie private pak dit pas përfundimit të ekspozitës.