Duke nisur nga Tirana bileta e transportit publik do të jetë elektronike dhe nëpërmjet platformës eTransport. Në një takim me grupet e interesit, bizneset e transprotit, qytetarët, kreu i bashkisë Veliaj dhe kreu i drejtorisë së transportit rrugorë z.Gonxhe kanë prezantuar platformën eTransport. Kjo platformë cila do të fus edhe risinë e biletës elektronike si dbe përpunimin e statisrikave reale për lëvizjen e pasagjerëve. eTransport dhd bileta elektronike do të aplkkohet me linjat ndërqytetase duke nisur fillimisht nga Tirana
Krahas modernizimit logjistik, mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës së plotë, platforma eTransport 📲, do të përmirësojë ndjeshëm eksperiencën e të udhëtuarit në Shqipëri-shkruan Veliaj.
Për Blendi Gonxhen kjo e faza e dytë e prezantimit të platformës e cila do të reformojë transportin rrugorë përgjatë 2022-2025 do të aplikohet me pushtetin lokal. Ai vlersoi angazhimin e qeverisë në mbështetje të kësaj platforme dhe bashkive të cilat do ta aplikojnë në çdo terminal.
Statistika, Studim, Shifra
Sipas statistikave, 93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus, duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor.
Platforma eTransport do të ofrohet për:
520 linja, 242 operatorë, 2,282 mjete.
Përfitimet e platformës eTransport janë të shumta si:
•Mundësi për blerjen e biletës së udhëtimit nga çdo individ, me ulësen e zgjedhur, në eTransport: online (përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare); në autobus ose terminal; në agjencitë e udhëtimit.
•Krijimin e bazës elektronike të të dhënave të transportit ndërqytetas që përfshin linjat, oraret, shoqëritë e licencuara, mjetet e certifikuara, dokumentacionin, të dhënat e drejtuesve të mjeteve, terminalet, gjeo-orientimet dhe ndërlidhjet.
•Aplikimin online për licencimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve.
•Monitorimin në kohë reale të subjekteve që operojnë në transportin ndërqytetës në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë si frekuenca, oraret, itinerari, stacionet, tarifat, paketat sociale, personeli e mjetet.
•Monitorimin në kohë reale të lëvizjeve të flotës së mjeteve të shoqërive, nëpërmjet gjeolokalizimit dhe pajisjeve të instaluara në çdo mjet.
•Gjenerimin e një sistemi pikëzimi të shoqërive të transportit në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë, cilësinë e shërbimit, vlerësimin nga pasagjeri dhe rregullsinë e operimit.
•Ofrimin e lehtësirave për shtresat në nevojë, të parashikuara me ligje të veçanta, siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me statusin e të verbërit, studentët, duke garantuar verifikim digjital.
•Mundësinë e aksesit nga udhëtarët dhe turistët e huaj nëpërmjet web-it/app-it dhe pajisjeve elektronike robotike për biletimin, linjat, oraret, si dhe mundësi ndërveprimi me tërë rrjetin e shërbimeve të tjera të transportit lokal e rajonal.
Burimi: DPSHTRR