Një krim për motive xhelozie ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka vrarë me armë të dashurën e tij. Viktima është në vajzë 19-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Sipas policisë greke, autori, i cili është një shqiptar 25 vjeç, qëlloi dy herë me pistoletë partneren në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se ai ka qenë edhe nën efektin e kokainës. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në zonën e Pireut pasi të dy ishin kthyer nga punët. Sipas mediave greke, pas vrasjes, shqiptari shkoi në polici dhe u dorëzua, ku rrëfeu krimin.
Ai i tha policisë se të dashurën e vrau pasi ishte xheloz për të. Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori është arrestuar.