Ish numri dy i qeverisë për herë të parë paraqitet në Spak për aferën e inceneratorëve.
Ai është përgjigjur fletë-thirrjes dërguar nga kreu i Spak Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.
Më herët Spak ka sekuestruar edhe prova materiale dhe vilën e zotit Ahmetaj në Palacë. Ndërsa kontrollit i është nënshtruar edhe vila e bashkëjeteueses së tij në Hamallaj.
Ahmetaj shoqërohej nga avokati Henrik Ligori, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që sot ti komunikohet edhe akuza.
WebLajm është interesuar në Spak dhe ka mësuar se Ahmetaj do të pyetet sot për herë të parë në cilëson e personit në hetim.
Ahmetaj po hetohet nga Spak për 4 akuza, si ajo e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit ai akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ndërsa për një tjetër kallëzim për pasurinë e tij ai po hetohet për “pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.
Pas 6 orë në Spak, Ahmetaj tha se sqaroi pozicionin e tij dhe uroj gazetarët të jenë mirë të gjithë.
Comments 1