WebLajm mëson se Alma.K kishte shkuar në Shkodër ditën e djeshme duke kërkuar një apartament me qira, ndërsa pas lokalizimit nga policia ajo është kthyer në Durrës.
Aty ku ajo ka rezidencën dhe duhet të zbatojë masën e sigurisë vendosur nga gjykata e posaçme “arrest në shtëpi”
Por cila ishte arsye e kësaj afere dhe a është dhunuar seksualisht Alma.K?
Ky është një nga pasazhet e rrëfimeve që Alma.K ka bërë para hestuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e Bashkisë shtetasin Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete në një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga Bashkia Kukës në lidhje me qentë. Ndërkohë dhe shtetasi Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa të shkoja në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumente dhe pijen në kuti kartoni. Telefonin dhe çelësat e makinës i lash tek sekretaria. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentet në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Leri aty se flasim pastaj”.
Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo çka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer akt seksual me kryetarin e Bashkisë. Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se mos ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti i cili shfaqet në video, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenëve dhe kemi shkëmbyer adresën e emailit ku unë do ja nisja në format elektronik projektin nënkryetarit i cili quhej Granit.
Në pyetje për aferën është marë edhe z.Kryetari i cili aktualisht ushtron funksionet e Kryetarit të detyrë.
Ndërsa BKH ka dërguar për eskpertim provat materiale si: tablet, telefona, gotë dhe kompjuter.