Marka e njohur Italiane e Supermarketeve Conad vazhdon të jetë në Tregun Shqiptarë edhe me plane afatgjata për tu zgjeruar aktivitetin e saj nisur prej vitit 2006.
Kjo markë e sjellë në Shqipëri për herë të parë me Supermarketin e saj në vitin 2006 pranë ETC nuk është larguar nga Shqipëria dhe ska një planë të tillë, por vetëm ka ndërprerë kontratën e Franchise me Kompaninë Pronatyra e cila kishte 9 supermarkete të tilla.
WebLajm është interesuar pranë Conad Albania, Rrjeti i vetem i supermarketeve Italiane ne Shqiperi.
Sipas sqarimeve të Conad kjo ndërprerje shërbimesh në 9 supermarkete rezulton e njoftuar për klientët që më 28 Prill 2023.
Arsyea pse kjo ka ndodhur ska të bëj me largimin e CONAD nga Shqipëria por është për shkak të prishjes së kontratës me kompaninë e cila menaxhonte këto 9 dyqane.
Njoftimi i CONAD ALBANIA bërë më 28 Prill 2023
Informacion për klientët Conad!
Supermarketet e listuara në postimin me poshtë , të cilat menaxhoheshin nga kompania Pronatyra nuk janë më pjesë e rrjetit Conad. Të gjitha dyqanet e tjera Conad do të vazhdojnë të jenë në shërbimin tuaj si gjithmonë. Faleminderit për mirëkuptimin!