Referuar fletores zyrtare të 30 qershor 2023, 10 shtetas shqiptarë kanë dorëzuar pasaportën tek presidenti Bajram Begaj duke lënë shtetësinë.
Me dekretin numër 90 dhe 91 Presidenti ka miratuar lënien e shtetësisë për 10 shqiptarë, ndërsa me dekretin 92 dhënien e shtetësisë për 3 shtetas.
Këto shifra e kthejnë raportin në 7 me 3 ose 70 % me 30% vetëm në këtë rast, në fletoren zyrtare botuar pak ditë më parë.
Pak muaj më parë shifra e lënies së pasaportës shqiptare ishte më e madhe, ku më 19 Maj u larguan 95 shtetas me dorëzim shtetësie.
Ndërsa në Janar të 2023 ishte Instat i cili konfirmoi trendin e lartë të largiemve e po ashtu edhe një plakje të popullsisë.