Valter Bami vëllai Durim Bamit është ndaluar nga policia e Tiranës si person i dyshuar që ka dijeni për atentatin me një viktimë e dy të plagosur ndaj banesës së Gentjan Bejtja.
Në atë atentat mbeti i vdekur Ramazan Sina kunati Bejtja dbe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtja.
Edhe pse ska një provë që e lidh me atentatin, policia thotë se në dorën e Valter Bamit ka gjetur gjurmë baruti ose faktor plotësues të qitjes.
Ndër personat e pyetur për këtë atentat ishte dhe Durim Bami e Marklen Haka por pas dëshmive ata u lanë të lirë nga policia.
Njoftimi Policisë
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:
Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.
Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.