Prokuroria refuzon të lirojë Aldor Ninin dhe kërkon nga gjykata ta mbajë atë në qeli me masë arresti.
WebLajm mëson se kërkesa e prokurorisë dorëzuar në Gjykatën Penale Tiranë për Ninin është ajo e arrestit në burg.
Prokuroria e ka të dyshuar Ninin për dy akuza:
atë të Dhunës në familje ndaj shtetases S.B e cila ka bërë edhe kallëzimin penal si dhe akuzën e Përndjekies.
Para hetuesve vetë Aldor Nini i njohur edhe si “bosi” i Acromax ka mohuar të ketë dhunuar shtetasen S.B e po ashtu ta ketë patur bashkëjetuese.
Gjykata Penale pritet të zhvilloj masën e sigurisë për të dëgjuar Ninin, mbrojtien e tij e më pas të shpall vendimin.