Gjykata Penale Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpe për Aldor Ninin. Prokuroria tha se Nini do duhet të hetohej me masë arrest në burg, pasi vepra penale është e rëndë.
Ai dyshohet për dhunë në familje dhe përndjekie.
Nini njihet edhe si “bosi” i kompanisë Acromax, ndërsa në gjykatë ai deklaroi se ka pasaportë gjermane dhe ska qenë asnjëher i dënuar.
Vendimi i gjykatës
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
DHOMA PENALE
Rr Jordan Misja, Tiranë, adresë web: www.gjykatatirana.gov.al
Tiranë me 07.07.2023.
NJOFTIM PËR SHTYP
Referuar interesit të shfaqur mediatik, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 07.07.2027, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim A.N , ka vendosur:
- Vleftësimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. N.
- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. N., atë të “garancia pasurore” të parashikuar nga neni 236 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja” të parashikuara nga nenet 130/a dhe 121/a, paragrafi i dytë, i K.Penal.
- Qëndrimin e personit nën hetim A. N. ne masën e sigurimit “arrest ne shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, deri në depozitimin e garancisë pasurore sipas pikave 2 dhe 4 të këtij vendimi.
- Urdhërohet depozitimi i garancisë pasurore në shumën . lekë brenda 7 (shtatë) ditëve nga shpallja e këtij vendimi. Për depozitimin e garancisë pasurore të njoftohet prokurori, i cili të zbatojë parashikimet e nenit 236, pika 5, të K.Pr.Penale.
- Caktimin si masë shtrënguese sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. N. atë të “ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, e cila do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit “garancia pasurore”.
-Urdhërohet personi nën hetim A. N. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërise pa autorizimin e giyqtarit.
-Personit nën hetim A. N. t’i bllokohet nga prokurori pasaporta dhe dokumentet e tjera identifikuese që shërbejnë për daljen jashtë vendit.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. N. nga dhomat e paraburgimit dhe shoqërimi i tij në banesë, nëse nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar me burgim për ndonjë vepër tjetër penale.
-Urdhërohet personi nën hetim A. N. që të mos largohet nga banesën e tij e ndodhur ne . Tiranë, gjatë kohës që ndaj tij zbatohet masa e sigurimit “arrest në shtepi”.
- Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Bazuar në nenet 103, 104, 105, 244, 279 të Kodit të Proçedurës Penale, ndalohet publikimi i akteve (sekrete dhe jo sekrete), qoftë edhe i pjesshëm i tyre, deri në përfundimin e hetimeve paraprake, sikurse edhe i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura.