Si nisi me Sahatet e Ujit deri tek Skrapi Rafineris dhe Inceneratorët e Plehrave raporti Ahmetaj me Mërtirin e Zoton? Nga dosja e siguruar nga WebLajm rezulton se biznesni i plehrave nuk ishte i vetëm ku Arben Ahmetaj si politikan e zyrtarë ka favorizuar Kldoian Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Telefoni BlackBarry rezulton se ka qenë arma e fortë e SPAK për të zbuluar të shkuarën e cila nis më shumë se një dekadë më parë.
Asokohe kur Partia Socialiste ishte në opozitë, Arben Ahmetaj ishte deputet dhe disa bashki drejtoheshin nga e Majta, zgjedhje në të cilat edhe vetë Edi Rama humbi postin e kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas listës së siguruar nga WebLajm bashkitë ku janë kryer komunikime për të ndërhyrë, favorizuar dhe ndihmuar Zoto, Mërtiri janë:
Bashkia Fier
Sarandë
Berat
Divjakë
Përmet
Pogradec
Korçë
Ndërsa pas nuk mbetet dhe bashkia Rrogozhinë, me një tender për rehabilitim lumi.
Fillimisht dy biznesmenët sot në arrati për aferën e inceneratorëve nisin bizneset milionere duke vendosur sahatë ose matësaj uji në këto bashki drejtuar nga e Majta.
Ndërsa përmenden emrat e ish kryebashkiakëve si Stefan Çipa, Gilebrto Jaçe dhe Fadil Nasufi të cilët pritet të merren në pyetje nga SPAK përgjatë zgjerimit të hetimeve.