Ministri Balla paguan gjobat, i kujton policisë, vartsve asnjë tolerim.
WebLajm sjell faksimile të gjobave të paguara dhe reagimin në fb të ministrit Balla.
“Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!
Standarti i vendosur nga Kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.
Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përmenden nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!
Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.