Hetimet e Spak zbuluan se Vila në Green Coast është pronë e ish zv.Kryeministrit Ahmetaj por ai ka fshehur pronësin duke përdorur transaksione me shoqen e ish gruas.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm dhe dorëzuar në parlament, ditën që është kaluar pronësia e vilës 73 blerësi i saj shtetësja Elda Dinaj ska qenë në Shqipëri sipas të dhënave të marra nga Tims.
Pjesë e dosjes së Spak
VI.IV3) Kalimi i te drejtave te Viles nr. 73 shtetases Elda Dinaj
Me kontratên e kalimit i të te drejtave dhe detyrimeve nr. 1382 rep nr. 1010 kol datë 13.04.2021 para
noterit Alket Mançka (vëllai i shtetases Albina) shoqeria Inerte Ekspres pērfaqēsuar nga Mond Bega
i ka transferuar të drejtat reale mbi pasurinë shtetases Elda Dinaj, e konkretisht të pasurisë Vila
individuale nr. 73 me sip të pērgjithshme 177.1 m2 dhe sip parcele 482.7 m2. Ne kontrate
parashikohet se në pērfundim te punimeve të viles dhe pas lidhjes se kontratés përfundimtare të
shitblerjes mes paleve shoqeria Inerte Ekspres dhe Green Coast si dhe pas daljes se çertifikatës ne
eměr të shoqërisë Inerte Ekspres brenda 30 ditëve Inerte Ekspres do tè něnshkruajë kontratēn
pērfundimtare me klientin Elda Dinaj, VIera e shitjes éshtë 300 000 euro e cila do të likujdohet me
këste në llogarinē bankare të palēs shitëse brenda një viti nga data e nēnshkrimit të kësaj kontrate
Per t’u theksuar eshtë fakti se shoqēria Inerte Ekspres vendos të shese vilên nē fjalë në nje shume prej
se 87 731 euro më pak nga ajo që e ka marrë vetë.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS reznlton se shtetēsja Elda Dinaj, të ketē qenē jashtä territorit
të Republikës së Shqipërisë nē ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate