Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z. Admir Abrija inspektuan sot burgun e Bënçës, në Tepelenë.
Kjo është vizita e parë e një Ministri Drejtësie në këtë IEVP pas 24 vitesh. Gjatë analizës 6 mujore të këtij institucioni Ministri dhe Drejtori i Burgjeve u njohën me problematikat e punës së përditshme si dhe kushtet e të dënuarve në këtë IEVP. Ministri falenderoi stafin për përkushtimin e tyre, duke vënë theksin te suksesi rritjes së pagave dhe trajtimi dinjitoz për punonjësit dhe stafet civile të IEVP. Gjithashtu, Ministri Manja premtoi mbështetje edhe më të madhe në vazhdimësi për të çuar përpara vizionin e qeverisë për këtë IEVP të rëndësishme për sigurinë kombëtare.
Kujtojmë se në burgun e Bënçës ka qëndruar për disa muaj edhe ish Kryeministri Fatos Nano i dënuar në 3 Prill 1994 me 12 vite burg.