Partia Socialiste ka fituar edhe më bindshëm në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë. Qytetarët e saj i dhanë në këtë mënyrë një ‘shuplakë’ edhe më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Memolla i Ps fitoi me 1500 vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë.
Që në orët e mëngjesit të ditës se djeshme, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike kishin zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer te gjitha udhëzimet e KQZ.
Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës u vu ë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.
Nga ana e Partisë Socialiste situata ishte e qetë. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj e ndoqi procesin nga selia e PS në Tiranë.
Postimi Veliaj pas rezultatit në Rrogozhinë
Faleminderit 🙏 nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!
Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!
Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty! 🇦🇱❤️