Vidhte energji elektrike, OSSH procedon në polici subjektin me aktivitet “resort”. Burime nga grupi hetimorë bën me dije për WebLajm se resorti në të cilën është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike është “Tarracat Resort”.
Vijojnë aksionet për vjedhjen e e ergjisë elektrike, në rang vendi.
Kësaj radhe, strukturat e Verikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.
Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqsore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.
OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.
OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel:
👉069 414 1001 whatsapp/viber.