Mikel Luarasi, shefi sigurisë në qendrën tregtare TEG në pronësi të biznesmenit Samir Mane ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se ai është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të nvgjarjes.
Acrem është po ashtu një kompani në pronësi të biznesmenit Mane dhe pjesë e Balfin, Acrem është krijaur në vitin 2007.
Burime nga grupi hetimor sqaruan për WebLajm se Luarasi është gjetur i pajetë brenda zyrës së tij në Teg dhe ai dyshohet se është vetëvrarë me një pistolet.