Kur lajmet për kontrabandë armësh nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe fshehjes së tyre nga Kisha Ortodokse serbe vijnë nga Parlamenti Britanik, nga informacionet që ky institucion I lartë ka, nga ana tjetër Serbia vijon të furnizohet me armatim e mjete të rënda luftarake nga Kina. Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi blerjen e 100 dronëve kamikaze, por pa treguar shtetin nga ku do I marrë, duke ngritur dyshime se këto drone mund të merren edhe nga Kina, si një nga vendet më të fuqishme ushtarakisht.
Përballë këtij fakti, kemi një Serbi që kur të gjitha vendet europian dhe ballkanike janë bërë bashkë në sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukraninën, vijon të mbajë anën e Moskës, me një qëndrim të njëjtë me atë të Kinës, duke formuar kështu një trekëndësh, Rusi, Kinë, Serbi. Por përballë këtij fakti, Shqipëria e ka justifikuar qëndrimin e Serbisë, për shkak të marrëdhënieve të saj shekullore me Rusinë.
Nga ana tjetër, Kina, e cila është e investuar në hallka të ndryshme të ekonomisë shqiptare, jo vetëm mban qëndrim pro-rus, por nëpërmjet furnizimit të Serbisë me armë, në mënyrë indirekte po mbështet agresionin serb ndaj Kosovës. Pavarësisht kësaj, vendi ynë vijon marrëdhëniet ekonomike në fusha të ndryshme me autoritetet kineze, duke mos marrë parasysh as edhe atë që quhet ndryshe si Diplomacia kurth kineze, një taktikë që Kina e përdor për të iu imponuar vendeve të cilat në plan të parë duket sikur I ndihmon me hua, por që në vetvete u vë në rrezik edhe tërësinë territoriale. Një rast I tillë ishte ai i Sri Lankas por edhe Malit të Zi. Sri Lanka humbi një port për shkak se nuk shleu dot në kohë borxhin, teksa Mali I Zi po ashtu rrezikoi të humbte portin e Tivarit, apo siç njihet ndryshe Bari, një pikë strategjike në Ballkan. U desh ndërhyrja monetare e BE që Kina të mos arrinte të kishte dalje në Detin Mesdhe.
Në të tilla rrethana, kur kjo taktikë rrezikon vendin tonë, por edhe me një Kushtetutë që sanksionon kujdesin ndaj shqiptarëve jashtë kufijve, ngrihet pyetja: A mund të mbështetet një shtet, që jo vetëm nuk ka një politikë të sigurtë dhe pro shqiptare, por edhe që rrezikon nëpërmjet klauzolave të fshehta, tërësinë territoriale si në rastin e Malit të Zi apo Sri Lankas.
A duhet shqipëria të rishikojë qasjen politike ndaj Kinës, e cila ndryshe nga perëndimi, por furnizon Serbinë me armë duke mbështetur automatikisht agresionin ndaj Kosovës?