Arrest me burg është kërkesa e prokurorisë së Vlorës për 33 vjeçarin Rei Mete i cili goditi me grushte duke i shkaktuar vdekjen ndërtuesit Armando Meshahu.
WebLajm siguron ekskluzivisht momnetin e përleshjes me grushte ndërmjet dy personave ku një takim për sqarimin e debateve që kishin mes tyre është kthyer në skenë krimi dhe tragjedi.
I riu Mete ka kërkuar nga ndërtuesi sipërfaqen prej 60 m2 sipas një kontrare që kishin më parë me Meshahun, por gjithçka ka degraduar dhe fyerjet mes tyre janë kthyer në përleshje me grushta.
Nga hetimet paraprake rezulton se Meshahu godet fillimisht Meten me një grusht dhe 33 vjeçari e godet me katër grushte duke e rrëzuar në tokë duke gjetur më pas vdekjen.
Rei Mete rezulton se është djali i anëtares së qeverisjes së prokurorisë, KLP-s znj. Nurihan Seiti.