Akuzave se është i lidhur me kullën “Mali i Tiranës” dhe ndërtuesin Ilir Shtufi, i është përgjigjur sërish Shkëlzen Berisha.
Djali ish kryeministrit thotë se se lidh asgjë me ndërtuesin dhe ai banon në pronën e Shtufit duke paguar qiranë siç ka bërë edhe në dy banesa të tjera ku ka jetuar më parë.
Berisha mbyll reagimin duke i cilësuar shpifje raportimet se ai qëndron pas kullës duke sfiduar që kush ka dhënë lejen ta revokojë.
Postimi Shkëlzen Berishës në FB
SHPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!
Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!
Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.
E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!
Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!