Një urdhër i brendshëm për mospërdorimin e telefonit celular gjatë orarit të punës nga kameramanët dhe operatorët në Radio Televizionin Shqiptar, ka trazuar ujërat në median publike. WebLajm ka siguruar një kopje të këtij urdhëri firmosur nga drejtuesi i ri gazetari Alfred Peza.
Ky urdhër ka 5 pika dhe ka hyrë në fuqi prej dt.7 Gusht 2023. Cilido që se zbaton rrezikon të humbas vendin e punës. Në fakt telefoni celular në një media është pikërisht mjet pune dhe komunikimi, por në RTSH duket se është kthyer problem.
Kjo sipas urdhërit rezulton se shpërqëndron stafin e transmetimve direkte dhe operatorët.
Veç celularëve u ndalohet she çdo mjet tjetër elektronik!