Bashkëjetesa mes.Shqiptarëve mbetet një sfidë sa e vështirë aq edhe tregues qytetërimi. Por e shkuara na tregon se ligjet dhe rregullat janë ato që mbajnë në këmbë një qytetrim. Gazetari Bepin Kolvata sjell një përshkrim të “Statuteve të Shodrës”.
🔻Mjafton të lexohen kapitujt e “Statuteve të Shkodrës” që i përkasin 7-shekujve më parë, për të kuptuar se si rregulloheshin disa norma bazë në jetesën e përbashkët në qytet. Sot kur debati publik dhe sfida e madhe është mjedisi, prona, hapësira publike e private, të drejtat dhe detyrimet, kthimi pas në kohë tek keto statute, na jep një mësim të vyer.
➡️Statutet e Shkodrës rregullonin jetën e këtij qyteti, duke dhënë me të 279 nyjet e veçanta përcaktime që kanë të bëjnë me administratën, ndërtimet, mirëmbajtjen e qytetit, zanatet, punët e bujqësisë e blegtorisë, importet e eksportet, gjyqet, të drejtën familjare, qëndrimin e të huajve etj. Për çdo kundravajtje ndaj dispozitave janë përcaktuar gjoba, të cilat përgjithësisht ndahen më dysh midis kontit (mëkëmbësit të mbretit serb) dhe komunës, ose kontit dhe të dëmtuarit ose paditësit.
➡️Përballë një kohe të re, të tjera ligjeve e rregullave, na duhet ta pranojmë se ka shumë për të marrë edhe tek keto rreshta që u shkruan për të tjera kohë e rrethana! Fatkeqësisht babëzia e drejtimit të qyteteve me interesa klienteliste, ka rrëzuar çdo normë, ligj e rregull duke na lënë pas pasoja të mëdha.