Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e Fredi Belerit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Beleri, kryebashkiak i zgjedhur në procesin zgjedhor të 14 majit qëndron në qeli prej 12 majit për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.
Më herët Beleri ka dështuar të zbusë masën e sigurisë ndaj tij në Apelin e Posaçëm dhe Gjykatën e Lartë.
Beleri u zgjodh nga lokalet e 14 majit në përballje me Jorgo Goron, me të cilin fitoi me vetëm 19 vota më tepër. Kjo kërkes është rrëzuar nga gjykata duke e lënë në qeli.