29 milion euro mashtrim me skema pirmaidale, njohur si “skema pontzi” streohej në shqipëri prej disa muaj shtetasi me kombësi Gjermane, pasaportë Austriake dhe Pasaportë Diplomatike të lëshuae nga shteti i Gambias.
Ai është Stephan Morgenstern, i cili më herët ishte arrestuar në Greqi por hetimi në gjëndje të lirë i dha mundësin të arratisej drejt shqipërisë.
Pasuria e tij dhe e ortakut të tij Roman Ziemian të arrestuar në itali arrin në 200 milion euro, ndërsa 61 vjeçari përballet me drejtësinë shqiptare me një proçes ekstradimi.
WebLajm mëson se në 9 gusht Korea e Jugut i ka sjell urdhër arrestin ndërkombëtar shqipërisë. Ky urdhër është ekzekutuar pasditen e 18 gushtir në tiranë. Ai pritet të dal të martën para gjykatës penale.
Janë 950 shtetas nga Korea e Jugut që janë viktimë e kompanisë FutureNet e cila prej 2020 ka qenë në hetim për mashtrim me pasoja të rënda. Me premtimin e investimit të hapsirave publicitare të marketingut dhe bursës dy personat e arrestuar sëpaku nga Koreanët kanë përfituar afro 29 milion euro.
Stephan Morgenstern u arrestua nga FastAlbania teksa kishte shkuar në rinas për të pritur bashkëshorten e tij që vinte nga Dubai bën me dije policia.
FAST Albania
Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Pritja”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Kapet dhe vihet në pranga, në afërsi të aeroportit të Rinasit, 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.
61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.
Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.
Shtetasi S. M., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.
Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.