Abuzimet e shoferave dhe shkeljet e kodit rrugorë, vazhdojnë të jenë një shqetësim masiv në rrugë e tiranës. Orët e mëngjesit të kësaj të marte kanë shënuar një incident mjaft të rëndë.
Një fuoristradë BMW x6 është futur në një zonë pedonale në digën e liqenit, aty ku prej më shumë se 2 dekada është i ndaluar kalimi i mjeteve.
Shoferi ka thyer me shpejtësi barrierat, siç dhe shihni në këto foto.
Pas aksidentir shoferi ka braktisur makinën dhe larguar!
Përplasja me bordurën e digës ka qenë e fortë, ndërsa policia pritet të bëj një sqarim për ngjarjen.
Foto të realizuara nga Gazetari Granit Sokolaj
Pas përplasjes shoferi i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkolit ose drogës ka braktisur mjetin dhe është larguar.
Njoftimi Policisë për shoferin Eldi Allishi
Tiranë
Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Reagimi Kryebashkiakut Veliaj
🚨 Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! ⚠️
🚔 Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet! ⛔️
Njoftimi arrestimit
Policia Rrugore Tiranë
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.
Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.